Thirrje për Haradinajn: Vuçiq ka nisë me u çartë, pranoje ofertën amerikane për taksën

Aktuale

Thirrje për Haradinajn: Vuçiq ka nisë me u çartë, pranoje ofertën amerikane për taksën

Nga: N.H Më: 9 mars 2019 Në ora: 22:28
Ramush Haradinaj

Presidenti Aleksandar Vuçiq porositi se, “Serbia kurrë nuk do të pranoj ultimatumin që ka vendos Prishtina me miratimin e platformës”, ndërsa lidëret e Kosovës i quajti “bandë të Prishtinës.

Lidhur me ketë, ka reaguar profesori universitar, Rrahman Paçarizi, i cili përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrjë kryeministrit Haradinaj ta pranojë oferten e SHBA-së, përcjell "Bota sot".

“Kryeministër, pranoje ofertën amerikane, merrja kartën e taksës nga dora Vuçiqit! Ai po kthehet ne origjinën e tij millosheviqiane”, ka shkruar ndër tjerash Paçarizi.

Ja shkrimi i Paçarizit:

Vuçiqi ka nise me u çarte. Kryeminister, pranoje oferten amerikane, merrja karten e takses nga dora Vuçiqit! Ai po kthehet ne origjinen e tij millosheviqiane, prandaj ky eshte momenti i ktheses - lerja kambet e arushes ne dore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat