Pacolli: Gazetarin që bëri fushatë kundër Kosovës do ta kisha gostitur me “terapi fizike”

Aktuale

Pacolli: Gazetarin që bëri fushatë kundër Kosovës do ta kisha gostitur me “terapi fizike”

Më: 9 mars 2019 Në ora: 23:20
Selim Pacolli, Graham Phillips

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka reaguar ndaj gazetarit Graham Phillips, që bëri fushatë kundër Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të saj.

Pacolli ka thënë se sikur ta kishte takuar atë rrugëve të kryeqytetit, së pari do ta kishte dërguar nëpër selitë e shoqatave të dala nga lufta për ta trajtuar me “kafe dhe terapi fizike”.

“Paska kaluar para Komunës së Prishtinës, por edhe sikur ta kisha parë, nuk do ta kisha njohur”, ka komentuar Pacolli në Facebook.

“Por sikur ta kisha njohur, fillimisht do ta kisha dërguar në selitë e shoqatave të dala nga lufta për ta gostitur me një ‘kafe’ e pastaj me një ‘terapi fizike'”.

“Edhe në ëndërr me iu pas shfaqur Kosova dhe UÇK-ja, i kishte shkuar temperatura në minus 20 gradë. Pastaj do ta kisha përcjellë deri në Merdare, prej andej nga ka ardhur”.

Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të nënkryetarit Pacolli.

Never say never! Paska kalua para objektit te Komunes, edhe si ta takoja s’paskem pas me njefte, se nuk e kam njoft! Eeee kesaj pune si dihet, me baeee e me takue, fillimisht do e dergoja ne seline e shoqata e te dalura nga lufta e UÇK-se, ja kisha qeros nje “kafe”, si anetar i ketyre shoqata qe jame, e me pase nje “terapi” fizike qe edhe enderr me ju pa diftua Kosova dhe UÇK-ja, i kish shkue temperatura -20* e kadal deri n’merdar, me percjelle ka ka ardhe....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat