Artistet e PDK-së përpiqen ta mohojnë që janë pjese e kësaj partie

Aktuale

Artistet e PDK-së përpiqen ta mohojnë që janë pjese e kësaj partie

Më: 9 mars 2019 Në ora: 23:30
Artistet e PDK-së

Tri artistet e njohura kosovare, regjisorja Burbuqe Berisha, arkitektja dhe profesoresha në Fakultetin e Arkitekturës, Eliza Hoxha dhe piktorja, Zake Prelvukaj e cila është edhe ligjëruese në Fakultetin e Arteve janë duke e mohuar se janë pjesë e PDK-së.

Ani pse ato janë parë në tubimin e ditës së sotme të PDK-së, ato janë shprehur se e ndjejnë për obligim të tregojnë se nuk kanë planë t’i hyjnë politikës.

Artistja Zake Prelvukaj në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se do të vazhdojë të jetë artiste e profesoreshë universitare dhe nuk e ka në planë të hyjë në politikë.

“Pas një shkrimi ne disa media tona e ndjej obligim te ju njoftoj se nuk i takoj asnjë subjekti polik. Unë jam vetëm artiste dhe pedagoge dhe e tille do te jam edhe tutje. Shpresoj se do te gjej mirëkuptim”, ka shkruar Prelvukaj.

Kurse, regjisorja Burbuqe Berisha përmes reagimit të saj ka lënë të kuptojë se shpejt do të jetë edhe pjesë e politikës.

“Të dashur Miq, Pas një shkrimi në disa media tona e ndjej obligim të ju njoftoj se nuk i takoj asnjë subjekti politik dhe për çdo vendim timin unë do ju lajmëroj, buqja”, ka shkruar Berisha.

Ndërsa arkitektja Eliza Hoxha, ka vendosur ta arsyetojë pjesëmarrjen e saj në tubimin me gratë e PDK-së, duke rrëfyer për jetën e saj publike dhe duke e mohuar se është pjesë e partisë.

“Për ata që më njohin mirë po edhe për tê tjerët – zakonisht qëndrimet dhe vendimet e mia që lidhen me sferën publike i kam ba publike vet. Prandaj edhe nëse një ditë do të angazhohem ne sferën publike në një rol e pozicion tjetër me cilëndo parti sigurisht se e bëjë publike vet”, ka shkruar Hoxha.

Uran Ismaili në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar disa foto ku përvec artisteve shihen edhe fytyra tjera të rëndësishme të PDK-së.

Ismaili ka shkruar se ka qenë kënaqësi për të që festën e 8 Marsit ta festojë me gratë e PDK-së.

“Ishte kënaqësi që 8 Marsin të festoj edhe me Gratë e Partisë Demokratike të Kosovës të degës së Prishtinës. Jashtëzakonisht krenar me fuqinë dhe aktivizmin e tyre ndër vite, që vazhdojnë duke luftuar status-quonë dhe pabarazitë në shoqëri, duke i dhënë kështu më shumë kuptim lirisë dhe shtetit tonë”, ka shkruar Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat