Mediat serbe akuzojnë shqiptarët për akuza të rrejshme ndaj tyre, përmendin tentim vrasjen e Milan Radoiçiçit

Aktuale

Mediat serbe akuzojnë shqiptarët për akuza të rrejshme ndaj tyre, përmendin tentim vrasjen e Milan Radoiçiçit

Nga: F.B. Më: 11 mars 2019 Në ora: 09:20
Milan Radoiçiç

Lista Serbe ka theksuar se në “krahinën jugore po përgatiten provokime të reja, duke ngritur akuza ndaj serbëve”, ndërkohë ministri i punëve të brendshme Stevanoviç ka thënë se “ata po tentojnë të ikin përgjegjësisë për krimet e veta”, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”

Sipas Listës kriza mund të thellohet me ngritjen e aktakuzave të reja të rrejshme ndaj serbëve në veri të Kosovës.

Këtë e ka potencuar nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç, që ka deklaruar se “Prishtina po tenton të thyej rezistencën e serbëve në Kosovë duke montuar aktakuza të rrejshme”.

Sipas tij, “pushteti shqiptar në krahinën jugore kanë përgatitur dhjetëra akuza ndaj serbëve të dalluar në veri të Kosovës, që do të ngritin tensionet në situatën edhe ashtu të tensionuar në krahinë”.

Simiç ka thënë se “kjo ka nis me 23 nëntor, në tentimin e vrasjes së nënkryetarit të Listës Serbe Milan Radoiçiç”.

Lidhur me këtë informatë Nebojsha Stevanoviç ministër i punëve të brendshme ka thënë: “nga institucionet e Prishtinës mund të pritet çdo lloj provokimi, sepse kanë dëshmuar se nuk kanë kapacitet që të merren seriozisht me ardhmërinë. Nuk mund të pritet asnjë e mirë, as për serbë as për shqiptarë. Ata nuk kanë kapacitet as forcë që në ndonjë mënyrë të sjellin zgjidhje”.

Sipas tij liderët shqiptarë të Prishtinës janë të lidhur me të kaluarën, shpëtimin  e kokës dhe pozicionit të vetë, për shkak të akuzave nga gjykata ndërkombëtare për krimet e kryera personalisht ndaj popullit serb:

“Ata duan që të ikin nga përgjegjësia për krimet që terroristët shqiptarë kryen kundër policëve dhe ushtarëve serbë të cilët janë vrarë me krime të rënda. Ata nuk duan bisedime, ikin nga kjo temë duke krijuar situate që mos të bisedohet vetëm që të ruajnë lëkurën e vetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat