Zyrtari i AAK-së: Kryeministri nuk bënë të ndikohet nga partitë për taksën - Bota Sot
Zyrtari i AAK-së: Kryeministri nuk bënë të ndikohet nga partitë për taksën

Aktuale

Zyrtari i AAK-së: Kryeministri nuk bënë të ndikohet nga partitë për taksën

Më: 11 mars 2019 Në ora: 23:42
Ramush Haradinaj

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, nga AAK, ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk duhet të ndikohet nga deklaratat e subjekteve politike, pasi për taksën mund të ketë interesa të ndryshme

Berisha, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se diskutimi politik mund të vazhdojë për taksën, derisa nuk ka ndonjë vendim tjetër.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës ka thënë se subjektet politike mund të kenë interesa të ndryshme, por Qeveria po ndërton logjikën e shtetit.

“Kryeministri në momentin që merr detyrën, nuk është përfaqësues i vetëm një partie e as i koalicionit, por është përfaqësues i shtetit dhe duhet të vazhdojë detyrën deri sa është në detyrë. Ai nuk duhet të ndikohet”.

Zyrtari i AAK-së ka thënë se është e çuditshme pse po bëhet presion vetëm për taksën kur Kosova me Serbinë i ka edhe 15 probleme tjera.

“Për aq sa unë jam në dijeni, raportet me SHBA janë korrekte. Taksa është një ndër 16 pikat që ne kemi me Serbinë. 15 pika tjera askush nuk i përmend por vetëm taksa përmendet në këto raporte”, tha ai.

“Vetëm në shoqëritë totalitare ka unitet politikë. Në shoqëritë demokratike ka divergjenca të mendimeve”.

Ai ka thënë se dialogu pa LDK-në është i mangët, por kjo e fundit ka përgjegjësi të bëhet pjesë e dialogut.

“E kam vështirë ta shohë dialogun pa LDK-në. Por, LDK nuk ka nevojë që të kërkojë leje për përfshirje në dialog, sepse ajo ka përgjegjësi për këtë proces”.

Berisha ka thënë se në aspektin e brendshëm klasa politike mund t’i “bie” njëra tjetrës, por në raport me Serbinë duhet të jetë si një grusht.

“E pamë çfarë tha presidenti serb Vuçiq për Kosovën”.

Zëvendësministri Berisha ka thënë se “klasa politike në Kosovë është çfarë është”, por duhet nxjerrë më e mira e mundshme nga bisedimet me Serbinë.

“Ne duhet të nxjerrim më të mirën e mundshme edhe në raport me shtetet rajonale, pasi bota nuk ka vetëm problemet tona”, tha Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...