Haradinaj takon shefin e Kongresit Botëror të Hebrenjve

Aktuale

Haradinaj takon shefin e Kongresit Botëror të Hebrenjve

Nga: K.M Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:56
Robert Singer dhe Ramush Haradinaj

Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pritur në takim Shefin ekzekutiv dhe presidentin e Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer. Ai në shenjë mirënjohje për kontributin e madhë për Kosovën, i ka dhuruar Hartën e Artë të Kosovës.

Ja postimi i plotë i Haradinajt

Pas homazheve tek obelisku në nderim të viktimave të Holokaustit, pata nderin ta pres në takim shefin ekzekutiv dhe presidentin e Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer. Në një bashkëbisedë për kultivimin e vlerave të tolerancës, mirëkuptimit e bashkëjetesës mes kulturave e religjioneve, u pajtuam se bota duhet të jetë çdo herë e bashkuar në funksion të paqes. Kosova është model i bashkëjetesës dhe komuniteti hebraik është pjesë e pandarë e saj. Në kuadër të takimit, e njoftova për alokimin e ndërtesës për Muzeun e Trashëgimisë Hebraike në Prizren, që do t’i shërbejë ruajtjes së kujtesës historike dhe miqësisë mes dy popujve tanë. Në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e madh për Kosovën, në emër të popullit dhe Qeverisë, Robert Singer, i dhurova Hartën e Artë të Kosovës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat