Deputetët e Kuvendit të Kosovës komentojnë idenë e turpshme të Aleksandër Vuçiqit

Aktuale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës komentojnë idenë e turpshme të Aleksandër Vuçiqit

Më: 13 mars 2019 Në ora: 09:17
Aleksander Vuçiq

Liderët serbë gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një takim me dy këshilltarët e Angela Markel. Të njëjtit, pas këtij takimi kanë paralajmëruar krijimin e një gjykate “për shqiptarët që përdhunuan gratë serbe”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi thotë se për këtë pyetje më së miri përgjigje do të kishte dhënë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Meqë Vuçiqi paska kërkuar  Gjykatë, për t’i gjykuar shqiptarët me pretendimet se ata i paskan dhunuar femrat serbe atëherë mendojë se kjo pyetje duhet t’i shkojë drejtpërdrejt – bashkëbiseduesit të tij, Hashim Thaçit. Mendoj se përgjigjen më adekuate kishte me e dhënë Thaçi tash, se si e komenton këtë iniciativë të  Vuçiqit, e përmes përgjigjes së tij do të kishim kuptuar më shumë”, ka thënë Selimi.

Selimi konsideron se pretendimet e tilla duhet t’i marrim me seriozitet, marrë parasysh që njejtë është disktuar edhe për transplantet e organeve, kinse nga UÇK-ja.

“Ndoshta me një llojë mosbesimi dhe me një llojë nënçmimi i kemi marrë edhe pretendimet e Gjykatave Serbe për transplant organesh, kështu që ne duhet t’i marrim seriozisht pretendimet e Serbisë. Ata vazhdimisht synojnë t’i njëllosin shqiptarët, Kosovën, UÇK-në dhe megjithatë kjo është një lloj tjetër i çmendurisë serbe, pra deri këtu ka shkuar çmenduria serbe, çmenduri që nuk duhet ta nënvlerësojmë. Vetëm ata dinë të prodhojnë gjëra të tilla, këtë çmenduri nuk duhet mos ta marrim jo seriozisht”, ka thënë Selimi tutje.

Nga ana tjetër edhe deputetja e PDK-së, Flora Brovina thotë se kjo kërkesë e presidentit Vuçiq është e panjerëzishme.

“ Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë të presidentit të Serbisë, as që kam qejf t’i komentojë frazat e tij. Sa i përket grave të dhunuara serbe, meqenëse Serbia ka qenë këtu brenda gjatë kohës së luftës, këtu kanë mujt me ju drejtu organeve të Serbisë, gjyqësorit që na kanë dënuar neve pa fajë.  Nuk e di kush i ka dhënuar dhe pse janë dhunuar, kjo është shumë e panjërzishme nga ana e tyre”, ka thënë Brovina.

Brovina konsideron se serbët do të duhej të kërkonin falje për gjenocidin që kanë kryer në Kosovë, dhe jo të akuzonin të tjerët për gjëra të pavërteta.

“Në vend që të pranojnë fajin dhe të kërkojnë falje, ata mundohen të bëjnë krahasime të ngjashme për femrat e dhunuara në Kosovë, kjo nuk është aspak e drejtë. Ai që bënë krime mundohet me akuzu tjetrin, a në të vërtetë janë vetë fajtor. Ata do ta pranonin edhe gjenocidin po faji i jonë që nuk e ngritëm atë aktakuzaë. Serbia ka bërë gjenocid dhe po më vjen keq që këto po harrohen, kjo është vërtetë e padrejtë”, ka vlerësuar Brovina.

Ndryshe, gjatë luftës së fundit në Kosovë besohet të jenë dhunuar seksualisht rreth 20 mijë femra shqiptare, dhe kryesit e këtyre veprave ende janë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat