Haradinaj: Do ta pezulloja taksën për hatër të miqve tonë, por kam një kusht

Aktuale

Haradinaj: Do ta pezulloja taksën për hatër të miqve tonë, por kam një kusht

Më: 14 mars 2019 Në ora: 20:44
Kryeministri Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa do të pezullohej menjëherë nëse do të kishte një kontratë që Serbia në fund të dialogut do të njihte Kosovën.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk ka problem bilaterale me Amerikën për shkak të taksës.

“Produktet e Amerikës kanë shumë alternativa për të arritur në Kosovë. Në fillim ndoshta ndonjë kompani ka pasur shqetësim por tashmë i kanë gjetur rrugët e veta”, tha ai.

Kryeministri ka thënë se duhet të jetë e qartë se taksa nuk do të largohet pa njohje, por sipas tij ekzistojnë mundësitë për t’u pezulluar ajo nëse është përgatitur një kontratë për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kur kam shkruar letrën e parë në kundërpërgjigje në planin ndërkombëtar për të treguar se Kosova nuk është bllokues e proceseve, kam thënë se nëse Presidenti Trump i fton palët, ne menjëherë e suspendojmë taksën pasi aty dihet ka diçka serioze – ka kontratë”.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk e ka mbyllur derën për taksën, por stërzgjatja e procesit të dialogut po i jep mundësi Serbisë t’i konsolidojë pozitat ndërkombëtare.

“Po u them amerikanëve dhe anglezëve të detyrojnë Serbinë të ndalojë blerjen e armëve në Moskë në vlerë të mallit që shet në Kosovë, po e shqyrtojmë edhe ne pozicionin tonë [për taksën]”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ai nuk është kundër pezullimit të taksës, por thotë se kërkon një garancion të shkruar se Kosova do ta marrë njohjen.

Kështu deklaroi kryeministri Haradinaj në Debat të TV Dukagjinit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkesë vazhdimin e dialogut. Tashti atyre iu është bë pengesë, ata nuk kanë ardhë në Kosovë me kritiku taksën, kanë thënë se kemi ardhë në Kosovë me kërku me suspendu taksën. Taksa u bë problem për dialog pasi Vuciq e ka kërku këtë, ka thënë pa u heq taksa ne nuk kthehemi në dialog, pra është kusht nga Serbia të vazhdohet dialogut”, ka thënë ai.

“Pyetja shtrohet, cka fiton Kosova nëse merr këshillën e partnerëve, nëse vendos me ia përmbush një kusht Beogradit për mu kthy në dialog. Mendoj se profiti do të ishte një kontratë bazë, në fakt kontrata është lajmëruar nga presidenti Trump, por mendoj se ish dashtë me u shfrytëzu koha me u shkru ajo kontratë, në mënyrë që na kur e suspendojmë dhe ia plotësojmë atij kushtin, atëherë shpërblim është që me këtë kontratë është edhe tregtia e lirë. Kërkesa që na me suspendu taksën për një proces të padefinum, që nuk e dimë për cka, na vec po pagujmë cmim, e pala tjetër vec po shpërblehet, atëherë na prapë po rikthehemi te situata që duhet me dalë diqysh”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat