Haradinaj thotë se taksa ishte propozuar edhe nga ish-ministri Bajram Hasani - Bota Sot
Haradinaj thotë se taksa ishte propozuar edhe nga ish-ministri Bajram Hasani

Aktuale

Haradinaj thotë se taksa ishte propozuar edhe nga ish-ministri Bajram Hasani

Më: 14 mars 2019 Në ora: 21:56
Ramush Haradinaj dhe Bajram Hasani

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sërish për vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, dhe qëndrimin e tij për këtë vendim se njëherë duhet të ndodh një kontratë ku parashihet njohja nga Serbia për ta suspenduar taksën.

Kryeministri në RTV Dukagjini ka thënë se ideja për taksën ka qarkulluar edhe më herët por që është diskutuar brenda partnerëve të koalicionit, para se të merret si vendim në Qeveri.

“Taksa ka qenë e ideuar si veprim edhe më herët, para se të merrej vendimi”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se për t’i vënë taksë Serbisë është propozuar në Qeveri edhe nga ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Haradinaj ka thënë se ky vendim duhet të kuptohet si vendim i kryetarit të Qeverisë, pasi sipas tij ai është kryeministër i të gjithë partnerëve të koalicionit. “Është vendim i kryetarit të Qeverisë”, ka thënë Haradinaj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...