“Vrasësi në Zelandë frymëzohet me këngë çetnike serbe, në pushkë shënojnë emrat e carëve dhe vrasësve serb” - Bota Sot
“Vrasësi në Zelandë frymëzohet me këngë çetnike serbe, në pushkë shënojnë emrat e carëve dhe vrasësve serb”

Aktuale

“Vrasësi në Zelandë frymëzohet me këngë çetnike serbe, në pushkë shënojnë emrat e carëve dhe vrasësve serb”

Nga: N.Sh Më: 15 mars 2019 Në ora: 09:46
Vrasësi

Sulm i tmerrshëm terrorist ka ndodhur në Zelandë e re, ku vrasësi ka xhiruar edhe video gjatë aktit të cilin e ka kryer në një Xhami.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se ka mbetur i shokuar pasi ka shikuar videon e tmerrin në Zelandën e re, kur një vrasës ka vrarë rreth 50 persona në një xhami, derisa ata ishin duke kryer ritet fetare.

Avdyli thotë se, vrasësi është frymëzuar nga këngët çetnike serbe si dhe në pushkët e tij janë të shkruajtur emrat e carëve dhe vrasësve serb.

“I shokuar dhe tmerruar pas shikimit të videos së vrasjes së mbi 40 personave të pafajshëm në xhami në Zelandë. Vrasësi frymëzohet me këngë çetnike Serbe para vrasjes, dhe pushkët i ka të vizatuar me emra carëve Serb e vrasësve tjerë Serb. Sa keq për rajonin qé për të vrarë të pafajshëm, duhet të inspirohesh me histori gjenocidale të një populli i ngritur nga gjenocidi ndaj tjerëve përreth”, shkruan Avdyli në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...