Nga Kosova i reagojnë ashpër: Jo zonja Mogherini, faleminderit! - Bota Sot
Nga Kosova i reagojnë ashpër: Jo zonja Mogherini, faleminderit!

Aktuale

Nga Kosova i reagojnë ashpër: Jo zonja Mogherini, faleminderit!

Nga: A.ZH Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:31
Federica Mogherini

Veprimtari Fatmir Bajraj, ka thënë se marrëveshja, e cila do të kërkonte pëlqimin e shteteve të Rusisë dhe Kinës, që nuk e njohin Kosovën, do të ishte e dëmshme dhe e papranueshme për shtetin tonë.

Ai ka thënë se marrëveshja e tillë, do t’i konvenonte Hashim Thaçit, Aleksandar Vuçiqit dhe Federica Mogherinit, por e njëjta do ta copëtonte Kosovën, përcjell Bota sot.

“Kështu e do Hashimi, kjo e kënaqë Serbinë, por neve s'na duhet marrëveshje e tillë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

JO zonja Mogherini, "faleminderit" !

Një marrëvshje e cila do merrte pelqimin, dakordimin dhe bekimin e KS të OKB-së, ku n'mesin e 5-shës, janë edhe Rusia & Kina, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por e shohin dhe trajtojnë atë si pjesë integrale të Serbisë, detyrimisht do duhej t'jetë e dëmshme dhe e pa pranueshme për Kosovën dhe shqiptarët dhe n'favorin e armikut tonë shekullor.

- Marrëveshja e tillë do ishte sipas kutit të Thaçit, Vuçiqit & Mogherinit ;

- E kompromiseve të dhimshme për Kosovën,

- E balansuar, e cila do kënaqte palët, dhe

- E atillë, që t'jetë e pranuar për Serbinë...!

Epilogu:

- Kosova e copëtuar dhe ndarë n'mes të Serbisë dhe "Kosovës", ku Serbia do merrte Veriun e pasur të Kosovës deri n'Ibër,

- Bashkësia e Komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, dhe
- Eksteritorialiteti i trashegimisë kulturore "serbe" ; kishat dhe manastirët.

Ne do "fitonim":

Hashim Thaçi, lideri historik, i cili "bëri" luftën dhe paqën me armikun e Kosovës dhe shqiptarëve, Serbinë...?!

T'gjitha tjerat hyjnë n'lojë mbasandej, përfshi edhe ekzistencën e Kosovës : Shtet Sovran, i Pavarur dhe Demokratik i 17 shkurtit 2008.

Kështu e do Hashimi, kjo e kënaqë Serbinë, por Neve s'na duhet marrëveshje e tillë.

f.b

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...