Kjo është kërkesa e Amerikës për Listën serbe - Bota Sot
Kjo është kërkesa e Amerikës për Listën serbe

Aktuale

Kjo është kërkesa e Amerikës për Listën serbe

Më: 15 mars 2019 Në ora: 18:17
Pamje nga takimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka takuar sot krerët e Listës Serbe, të cilëve u ka kërkuar që të mos i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky takim i Kosnett ka ardhur pasi zyrtarët e kësaj partie ditë më parë kishin qenë në Beograd, ku kishin kërkuar nga Vuçiqi udhëzime për të lëshuar institucionet e Republikës së Kosovës, si shenjë revolte për mos heqjen e taksës.

“U takova me liderët e Listës Serbe sot. Diskutuam për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb. Përfaqësuesit e zgjedhur të tyre duhet të qëndrojnë në institucionet e Kosovës për të mirën e komunitetit të tyre”, thuhet në njoftimin e  ambasadorit amerikan në Prishtinë.

Liderët e Listës Serbe së bashku me krerët e shteitt në Serbi, vazhdimisht janë duke kërkaur që Prishtina të pezullojë taksën.

Ky është edhe kushti i tyre kryesor për vazhdimin e dialogut të Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizim të raporteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...