Eksperti i sigurisë tregon se nga kush cenohet siguria e Kosovës - Bota Sot
Eksperti i sigurisë tregon se nga kush cenohet siguria e Kosovës

Aktuale

Eksperti i sigurisë tregon se nga kush cenohet siguria e Kosovës

Nga: Z.B Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:27
KFOR-i

Anton Quni, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Kuvendit e Kosovës,ka thënë që gjatë ditës së djeshme disa autoblinda serbe janë nisur në drejtim të Kosovës. “Dje në mëngjes janë nisur disa autoblinda ushtarake në drejtim të Kosovës, mirëpo ka reaguar menjëherë NATO dhe ato janë kthyer mbrapa”, tha Quni në një medie, përcjell “Bota sot”.

Se a është Kosova e rrezikuar nga një gjë e tillë, eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, sa i përket deklarimit nga ana e deputetit të kuvendit nga rradhet e LDK-së dhe njëherit ish-oficeri ushtarak, mendoj që kjo deklarat nuk përputhet me informacionet të cilat janë dhanë nga ana e NATO-së.

Image
Drizan Shala

“Për levizje të trupave ushtarake serbe me mision invazioni ( pushtimi ) të ndonjë pjese të Kosovës kjo nuk do të qëndrojë dhe nuk do të ndodh në rrethanat që gjinden këto dy shtete për të arritur një normalizim të raporteve përmes bisedimeve që janë duke u zhvilluar”, ka thënë eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.

“Siguria e Kosovës mund të cënohet nga ndonjë sulm terrorist,krim të organizuar por asnjëherë në këtë kohë nga ushtria serbe sepse kjo e fundit nuk deshiron të shkel marrëveshjen e Kumanovës me të cilën është e definuar vija e gjelbër në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është afro 5 km në thellësi të territorit të Serbisë në të cilën nuk kanë të drejtë që të afrohen forcat ushtarake për pos forcave të rendit që janë Policia dhe Xhandermaria e cila ka mandat policor të cilat patrollojnë së bashku më njësitë e KFOR-it Polak,Hungarez në vijën administrative në mes dy shteteve”, ka përfunduar Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...