Televizioni shqiptar s’përfshin Kosovën në hartën evropiane, Matoshi: Joprofesionale dhe e turpshme! - Bota Sot
Televizioni shqiptar s’përfshin Kosovën në hartën evropiane, Matoshi: Joprofesionale dhe e turpshme!

Aktuale

Televizioni shqiptar s’përfshin Kosovën në hartën evropiane, Matoshi: Joprofesionale dhe e turpshme!

Më: 17 mars 2019 Në ora: 07:54
Halil Matoshi

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, ka kritikuar televizionin shqiptar ABC se nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Sipas Matoshit, gjatë parashikimit të motit në këtë televizion, Kosova nuk ishte askund në hartën evropiane.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se harta gjeopolitike e Evropës ka më 17 shkurt 2008, por duket se në një pjesë të medias në Tiranë vlejnë ende hartat e vjetra!?

Më poshtë postimi i Matoshit pa ndërhyrje:

Televizioni shqiptar ABC nuk e njeh Republikën e Kosovës!?

Shtetet dhe kombet i kanë disa çaste  vendimtare në historinë e tyre dhe Republika e Kosovës aktualisht është në një moment të tille, të jeshë a të mos jeshë.

E përballur me një retorikë kercënuese nga Serbia dhe nën presionin permanent të shtrirjës së ndikimit rus në rajon, Kosova me tërë potencialin shtetëror, po e mbronë të drejtën e saj, kufijtë dhe emrin  kushtetues në gjeopolitikën e globit.

Mirëpo, fatkeqësisht në televizionin shqiptar ABC, gjatë parashikimit të motit, Kosovë nuk kishte askund në hartën europiane!?

Harta gjeopolitike e Europës ka ndryshuar zonja e zotrinjë nga ABC më 17 shkurt 2008, por duket se në një pjesë të medias në Tiranë vlejnë ende hartat e vjetra!? Joprofesionale dhe e turpshme!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...