Drejtori gjeneral i Trepçës, Dimkiç kundërshton Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj

Aktuale

Drejtori gjeneral i Trepçës, Dimkiç kundërshton Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj

Nga: F. B. Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:02
Trepça

“Jemi në kontakt ditor me përfaqësuesit e autorizuar të Qeverisë së Serbisë dhe kreun shtetëror lidhur me zhvillimet rreth Trepçës. Dëshira e Prishtinës me vite është që përmes dokumenteve dhe ligjeve të Kuvendit të Kosovës të krijohet baza ligjore për ndryshimin e strukturës pronësore të Trepçës”, ka thënë drejtori gjeneral i Trepçës në veri, Jovan Dimkiç.

Me rastin e miratimit të platformës së Kosovës, ku shkruan se e gjithë “Trepça” i takon pushtetit të Prishtinës, për RTS, Dimkiç ka thënë se këto aktivitete janë të padrejta dhe pa pranueshme.

“Normalisht, është e njohur përgjigja e qeverisë sonë dhe menaxhmentit të Trepçës si dhe punëtorëve dhe qytetarëve të veriut të Kosovës, ku këto aktivitete janë vlerësuar si pa pranueshme” ka thënë Dimkiç, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai theksoi se është në komunikim me menaxhmentin e Trepçës dhe institucioneve të Kosovës në nivelin e ultë, ndërsa lidhur me pagesën e qeverisë për “Trepçën” ai ka thënë se nuk di për çka bëhet fjalë.

"Mund të paramendoj se kjo është pagesë në xhirollogarinë e re të kompanisë ku ne jemi jashtë kuadrit ligjor. Ky është tentim me prapavijë politike ku qeveria e Kosovës dëshiron të tregoj se kinse shqetësohet dhe do të mbështes Trepçën", thotë Dimkiç.

Ai tha se të premten janë ballafaquar me tentimin e bllokimit të pajisjeve prodhuese dhe është evidente s epo hyjmë në fazën e re të konfliktit.

"Presim që në periudhën e ardhme të kemi problem që do bëhen nga administrata e Prishtinës", tha Dimkiç duke shtuar se mbajnë kontakte me kreun shtetëror dhe përgjegjësit e qeverisë së Serbisë "Çështjen mund ta zgjidhim vetëm në bashkëpunim me organet tona shtetërore".

Duke përfunduar ai tha “Nga ana jonë do përpiqemi të gjejmë bashkë bisedues të kuptueshëm në Prishtinë që të zgjidhim çështje konkrete në terren. Kemi përvojë negative me të gjitha ato situate dhe të ngjashme në të shkuarën. Shpresoj pas përpjekjeve të gjendet zgjidhje dhe të kemi një situatë më të qartë", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat