(Mos)heqja e vizave, Veseli pyet: Ku është dinjiteti i BE-së, ku janë vlerat?

Aktuale

(Mos)heqja e vizave, Veseli pyet: Ku është dinjiteti i BE-së, ku janë vlerat?

Më: 17 mars 2019 Në ora: 22:10
Kadri Veseli

Çështja e liberalizimit të vizave vazhdon të jetë ndër temat kryesore që politikanët i rikthehen për të folur.

Së fundmi këtë e ka bër kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për (mos) heqjen e vizave për Kosovën.

Ai ka shprehur kritika në drejtim të Bashkimit Europian për qasjen ndaj Kosovës.

Sipas tij, është e pakuptueshme që të mos hiqen vizat kur të gjitha kushtet e kërkuara janë plotësuar.

“Ku është dinjiteti i BE-së, ku janë vlerat?” pyet ai.

“BE duket se është në një krizë të madhe, sepse një vend në Europë me 1.7 milion banorë, që janë shumë pro-evropian, tani duhet të paguajë për këtë krizë”, tha Veseli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat