Avdullah Hoti: Këto janë 5 dështimet e mëdha të Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Avdullah Hoti: Këto janë 5 dështimet e mëdha të Qeverisë Haradinaj

Më: 18 mars 2019 Në ora: 00:20
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ia ka numëruar dështimet Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi dhe videoje të postuar në Facebook, Hoti thotë se gjatë qeverisë aktuale është përgjysmuar trendi i rritjes së të hyrave buxhetore.

Sipas tij, është trefishuar edhe trendi i rritjes së importeve.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Gjatë Qeverisë Haradinaj, janë përkeqësuar treguesit ekonomik:

– Është përgjysmuar trendi i rritjes të të hyrat buxhetore,

– Është rritur me 1/3 trendi i rritjes së shpenzimeve,

– Është trefishuar trendi i rritjes së importeve,

– Ka mbetur i njëjtë trendi i rritjes së eksporteve,

– Është rritur papunësia nga 27% në 30%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat