Ambasada britanike tregon sot se çfarë po ndodh me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në Kosovë - Bota Sot
Ambasada britanike tregon sot se çfarë po ndodh me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në Kosovë

Aktuale

Ambasada britanike tregon sot se çfarë po ndodh me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në Kosovë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 07:55

Ka një vit e gjysmë që kur Qeveria e Kosovës dhe Ambasada britanike në Prishtinë kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.

Memorandumi ka për qëllim që procesi i rekrutimit të personave në krye të agjencive që janë në përgjegjësi të Qeverisë të jetë kredibil, ndërsa gjatë procesit kishte edhe ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar.

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell, vlerëson se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme serioze në Kosovë.

Pa javë më vonë, Ambasada britanike nënshkroi këtë marrëveshje edhe me kryetarin e kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese.

Veseli pati deklaruar se ka pasur kritika lidhur me procesin e rekrutimit të njerëzve në pozita të tilla, prandaj, sipas tij, ka filluar dhe po vazhdon ky projekt, i cili do t’i luftojë pabarazitë dhe do të ndihmojë në përzgjedhjen e kuadrove profesionale.

Atë kohë deklaruan se nënshkrimi i këtij memorandumi është një nga lajmet më të mira në dy vitet e fundit, nëpërmjet të cilit, siç deklaroi edhe O’Connell, do të adresohen rastet e nepotizmit.

Ndërkohë, sot në Prishtinë, edhe Haradinaj edhe Veseli do të marrin pjesë në konferencën e projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese.

Ditë më parë, kjo ambasadë e edhe ajo amerikane reaguan për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur Naser Shalën drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...