AAK-ja s’ka të ndalur, Muharrem Nitaj punëson edhe djalin tjetër te “Pastrimi”, gruaja e Sabit Gecit punësohet si analiste!

Aktuale

AAK-ja s’ka të ndalur, Muharrem Nitaj punëson edhe djalin tjetër te “Pastrimi”, gruaja e Sabit Gecit punësohet si analiste!

Më: 18 mars 2019 Në ora: 10:39
Ramush Haradinaj, Muharrem Nitaj dhe Sabit Geci

Në Kompaninë për mbledhjen e mbeturinave “Pastrimi” për tre muaj janë punësuar 60 persona.

Sikurse në ndërmarrjet tjera edhe në “Pastrim” ka të punësuar familjarë të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Kështu në një email që ka ardhur në adresë të gazetës shihet se së paku katër persona janë të afërt të zyrtarëve të AAK-së.

Në “Pastrim” është punësuar djali i deputetit Muharrem Nitaj, Egzon Nitaj. Djali i deputetit të AAK-së është punësuar si IT në këtë ndërmarrje.

Përveç djalit në këtë ndërrmarrje Muharrem Nitaj e ka punësuar edhe një të afërme të vet. Pranvera Nitaj është punësuar në shkurt të këtij viti në pozitën e referentes.

Edhe deputeti tjetër i AAK-së Shkumbin Demaliaj ka punësuar gruan e tij Hateme Demaliaj në pozitën e koordinatores juridike.

Gruaja e Shkumbin Demaliajt është edhe veterane e UÇK-së. Në “Pastrim” sipas emailit dërguar për media janë punësuar edhe dy zyrtarë të AAK-së degës së Prishtinës Fadil Gashi dhe Naim Rrustemi.

Ndërsa si analiste është puënsuar edhe gruaja e Sabit Gecit, Sanije Geci.

Kompania “Pastrimi” qëe nga dhjetori udhëhiqet nga Burim Kelmendi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat