VV adreson kritika ndaj kryeprokurorit Lumezi - Bota Sot
VV adreson kritika ndaj kryeprokurorit Lumezi

Aktuale

VV adreson kritika ndaj kryeprokurorit Lumezi

Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:11
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka adresuar kritika të shumta ndaj kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi

Sipas deputetes nga kjo parti, Albulena Haxhiu, në vend se Lumezi të ishte i përkushtuar në transformim të sistemit prokurorial, në mirëmenaxhim të tij, ai mban shumë pozita përveç asaj të kryeprokurorit.

“Pra kemi kryeprokuror, që përveç se mban pozitën e kryeprokurorit të vendit, është edhe kryetar i këshillit drejtues në Akademinë e Drejtësisë, kryetar i komisionit për provimin e Jurisprudencës, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, anëtar i Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ndonëse ligji për parandalimin e interesit, i cili ka hyrë në fuqi vitin e kaluar e ndalon këtë”, tha ajo ndërsa ka shtuar se ani pse ky ligj ka hyrë në funksion, askush nuk e zbaton atë.

Haxhiu po ashtu ka thënë se nuk ka zbatim të këtij ligji, as nga ata që janë bartës të institucioneve, e në këtë rast nga kryeprokurori i shtetit. Sipas saj, ky nuk është rasti i vetëm dhe se ky problem duhet të adresohet. Haxhiu ka shprehur shqetësim edhe për Telekomin, nepotizmin e klientelizmin.

Deputetja nga VV  ka thënë se kjo gjendje ndryshohet vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe sipas saj, kjo arrihet vetëm nëse qytetarët angazhohen dhe i ndalin bashkërisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...