“Libreza partiake e AAK-së, 'diplomë' për punësim"

Aktuale

“Libreza partiake e AAK-së, 'diplomë' për punësim"

Nga: N.Sh Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:49
AAK

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se punësimet mbi baza politike e familjare në PTK nuk janë rast i izoluar.

Hoti thotë se tash është publikua lajmi se rreth 60 persona u punësuar në kompaninë “Pastrimi” të lidhur me AAK-në.

Sipas tij, librezat partiake janë bërë “diplomë” për punësim në institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike.

“Kjo qasje e koalicionit PAN i shkel të drejtat e 154 mijë personave të papunë, të ri e të reja, burra e gra, të diplomuar në fakultete e zanatlinj”, shkruan Hoti në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Hoti e quan skandaloze deklarimin e kryeministrit Haradinaj se mund të ketë pasur ndikim në këto punësime indirekt.

Lexojeni postimin e plotë:

Punësimet mbi baza politike e familjare në PTK nuk janë rast i izoluar. Sapo u publikua punësimi i rreth 60 personave në kompaninë “Pastrimi” të lidhur me AAK-në. Librezat partiake janë bërë “diplomë” për punësim në institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike.

Kjo qasje e koalicionit PAN i shkel të drejtat e 154 mijë personave të papunë, të ri e të reja, burra e gra, të diplomuar në fakultete e zanatlinj.

Përgjigja e Kryeministrit Haradinaj, se mund të ketë pasur ndikim indirekt në këto punësime, është skandaloze. Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë reaguar ashpër javën që shkoi.

Ka ardhur koha për reagim qytetar demokratik për të ndaluar këta plaçkitës të shtetit. Çdo i papunë që vendos të reagojë në mënyrë demokratike ndaj këtyre plaçkitësve do të ketë mbështetjen time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat