Ish presidentja Jahjaga flet për punësimet në baza partiake dhe migrimin e kosovarëve - Bota Sot
Ish presidentja Jahjaga flet për punësimet në baza partiake dhe migrimin e kosovarëve

Aktuale

Ish presidentja Jahjaga flet për punësimet në baza partiake dhe migrimin e kosovarëve

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:16
Ish presidentja flet për punësimet në baza partiake dhe migrimin e kosovarëve

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se në sektorin publik dhe privat në Kosovë nuk ka vend për korrupsion, për klientelizëm dhe punësime mbi baza partiake. Sipas Jahjagës, edhe 20 vjet pas luftës, shteti i Kosovës ballafaqohet me probleme të mëdha, e që si pasojë e tyre qytetarët po braktisin vendin në drejtim të një jetë më të mirë.

Për këto, ish-kryetarja e shtetit ka folur në një ceremoni të organizuar nga KUSA në Prishtinë.

Në ceremoninë e përmbylljes së projektit të KUSA-s - "Eliminimi i barrierave për mundësi të barabarta", gjatë fjalimit të saj, ish-presidentja e Kosovës, tha se sektori privat në Kosovë po zhvillohet me vështirësi.

Jahjaga: Në Kosovë nuk ka vend për punësime në baza partiake

“Kosova as në sektorin publik, e as në atë privat, nuk ka vend për korrupsion, nuk ka vend për nepotizëm, nuk ka vend për klientelizëm dhe punësime mbi baza partiake. Kosovës dhe qytetarëve të saj i duhen mundësitë, njerëzit e saj, Kosovës i duhet zhvillimi dhe Kosova dhe qytetarët e saj kanë, dëshpërimisht, nevojë për ndryshime pozitive”, tha ajo.

Jahjaga tha se është shqetësues fakti që Kosova po e humb kapitalin njerëzor, një prej resurseve më të mëdha e të rëndësishme të shteti posedon.

Këtu, ai mendoi për të rinjtë, për të cilët tha se në pamundësi të jetësimit të potencialit të tyre, ata po e braktisin vendin.

Jahjaga: Kosova nuk është ende shteti që e kemi imagjinuar

“Këtë vit po bëhen 20 vite prej se ka mbaruar lufta në Kosovë, ndërsa jemi duke ecur drejt 12 vjetorit të ekzistimit tonë si shtet, por Kosova sot ende nuk është Kosova dhe shteti të cilin neve kemi imagjinuar që do ta kemi, kur kemi vendosur themelet e këtij vendit dhe të demokracisë tonë 20 vite më parë. Fatkeqësisht neve ende ballafaqohemi me shumë probleme që po minojnë përpjekjet tona për të krijuar një shtet, një Kosovë të drejtë, të barabartë, një shtet të zhvilluar. Për shkak të pamundësisë që secili qytetar i këtij vendi të jetësojë potencialin e tij apo të saj të plotë, Kosova sot është shndërruar në një vend të cilin po e braktisin një numër i madh i qytetarëve tanë”, tha  Jahjaga.

Jahjaga, e cila për një mandat e drejtoi institucionin e presidentit në Republikës së Kosovës, tha se nëse vazhdohet me këtë trend dëshpërues, vendi rrezikon të kthejë prapa çdo përparim dhe çdo të arritur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...