Dhurata Hoxha: Vendimi për vizat, pas zgjedhjeve në BE - Bota Sot
Dhurata Hoxha: Vendimi për vizat, pas zgjedhjeve në BE

Aktuale

Dhurata Hoxha: Vendimi për vizat, pas zgjedhjeve në BE

Më: 19 mars 2019 Në ora: 08:36
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, nuk pret që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen në maj të këtij viti.

E para e Integrimeve Evropiane në vend shprehet optimiste se vendimi për liberalizim të merret pas këtyre zgjedhjeve.

“Po e ritheksoj se ne i kemi përfunduar detyrat tona dhe tani gjithçka varet nga shtetet anëtare. Në këto rrethana që po zhvillohen në BE nuk është prioritet çështja jonë dhe nuk është reale të pritet të ketë një vendim para zgjedhjeve. Në qershor kam thënë se po kërkojmë të futet në agjendë, nuk kam dhënë as afat, as imperativ ndaj nevojave tona, por vetëm mundësi nëse arrihet konsensusi në vendet anëtare për ta vënë në agjendë dhe të votojnë në Këshill”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka shtuar se në takimet që ka zhvilluar në vende të ndryshme të BE-së e ka kuptuar që heqja e vizave për Kosovën nuk është prioritet pa përfunduar zgjedhjet për Parlament Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...