Kostilnik: Sllovakia konstruktive në raport me Kosovën - Bota Sot
Kostilnik: Sllovakia konstruktive në raport me Kosovën

Aktuale

Kostilnik: Sllovakia konstruktive në raport me Kosovën

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:58
Rastislav Kostilnik dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj priti sot në takim njohës shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, të cilin e ka njoftuar për të arriturat e shtetit të Kosovës, përkushtimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, procesin e integrimeve euroatlantike dhe bashkëpunimin rajonal.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike, në të njëjtën kohë ka kërkuar ndihmën e shtetit të Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rrugën drejt bashkimit me familjen evropiane. 

Ai tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, veçmas në atë ekonomik, në të njëjtën kohë ka ftuar bizneset nga Sllovakia të investojnë në Kosovë.

Ndërsa, diplomati sllovak Rastislav Kostilnik tha se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën dhe do të vazhdojë bashkëpunimin bilateral edhe në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...