Volker: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet sivjet - Bota Sot
Volker: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet sivjet

Aktuale

Volker: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet sivjet

Më: 21 mars 2019 Në ora: 00:06
Kurt Volker

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet sivjet, tha Volker.

I ngarkuari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, ka thënë se ekziston mundësia që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe se një gjë e tillë do të varet nga përkrahja që do ta kenë dy vendet.

Ish ambasadori amerikan në NATO,  Volker duke folur për Zërin e Amerikës, duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se nuk ka kthim në të kaluarën dhe se marrëveshja është  e rëndësishme për të dyja vendet për shkak të stabilitetit dhe rrugës  drejtë Bashkimit Evropian.

“Gjithçka varet nga ajo çfarë do të vendosin dy vendet [Kosova dhe Sebia]. Ekziston një rregull, në përputhje me marrëveshjen dhe dokumentet e tjera, se kufijtë nuk guxojnë të lëvizin me forcë, sikurse ka ndodhur me aneksimin rus të Krimesë. Kjo nuk guxon të ndodhë. Nëse dy vendet përmes bisedimeve arrijnë marrëveshje, sipas modelit ë ndarjes së Sllovakisë nga Çekia, ne të tjerët duhet të pajtohemi dhe respektojmë këtë”, tha Volker.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...