Ky është personi i vrarë në Lipjan

Aktuale

Ky është personi i vrarë në Lipjan

Nga: D.RR Më: 21 mars 2019 Në ora: 08:26
Florent Ahmetaj

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Lipjanit ndodhi një vrasje në një kazino . I vrari është një 36 vjeçar nga fshati Rrezallë e Skenderajit.

Personi i vrarë është Florent Ahmetaj.

Ai u gjet i vdekur në vendin e punës. Policia e Kosovës në raportimin e saj  tha se dyshohet që vrasja ka ndodhur pas një grabitje në kazinon ku ishte duke punuar i ndjeri.

Autoritetet janë në kërkim të identifikimit të personit që e ka kryer vrasjen dhe po shpresojnë që së shpejti do ta sjellin atë para drejtësisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat