Albin Kurti: Nuk është turp për deputetët që ta pranojnë se u mashtruan me votimin e demarkacionit - Bota Sot
Albin Kurti: Nuk është turp për deputetët që ta pranojnë se u mashtruan me votimin e demarkacionit

Aktuale

Albin Kurti: Nuk është turp për deputetët që ta pranojnë se u mashtruan me votimin e demarkacionit

Nga: D.RR Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:05
Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar për një vjetorin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai thotë se nuk është turp nëse deputetët thonë se janë mashtruar, mirëpo, nëse cilido pas mashtrimit, për shkak të egos, nuk pranon se ka qenë i mashtruar, atëherë bëhet bashkëfajtor, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

8.200 hektarë për një karrige

Sot u bënë një vit prej kur u ratifikua demarkacioni "Meha" në Kuvend, ndërkaq nesër bëhen 400 ditë të marrëveshjes 'korrigjuese' Thaçi-Vujanoviq. Për ironi, mu në ditën ndërkombëtare të pyjeve, më 21 mars, iu dhanë 8.200 hektarë Malit të Zi.

80 vota kurrsesi nuk do t'i bënin atë ditë pa këtë mashtrimin me korrigjim kufiri. Marrëveshja e Podgoricës e pranonte gabimin por mashtronte se do ta korrigjonte atë. Një vit më vonë as që është formuar Trupi i Përbashkët Punues për të cilin thuhej se do ta kthejë kufirin në Çakor e Zhlep e me Bjelluhën brenda Kosovës.

Nuk është turp nëse deputetët thonë se janë mashtruar. Turpi i përket mashtruesit. Mirëpo, nëse cilido pas mashtrimit, për shkak të egos, nuk pranon se ka qenë i mashtruar, atëherë bëhet bashkëfajtor.

Ratifikimi ishte zdrukthtari e jo demokraci. Nga pyjet e atyre 8.200 hektarëve u nxor sall një karrige kryeministri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...