Ramush Haradinaj i kundërpërgjigjet Albin Kurtit për demarkacionin

Aktuale

Ramush Haradinaj i kundërpërgjigjet Albin Kurtit për demarkacionin

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:45
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ironizuar me deklaratat e Albin Kurtit, i cili sot tha se Haradinaj i humbi 8200 hektarë për karrige.

Gjatë pritjes së ministrit të Jashtëm malazez, Srdjan Darmanoviq, tha se po kritikohet për ulëset në Kryeministri, por ai thotë se nuk do t’i ndërrojë ato. Kjo për arsye se i ka dhënë fjalën ish kryeministrit, Isa Mustafa.

Madje thotë se do t’i lejë ashtu deri sa të kthehet.

“Pom kritikojnë për karriga. Ja kom jep fjalën Isës, nuk i ndrroj. Du me i lon deri sa t’kthehet”, tha Haradinaj. I pyetur se po pret që të kthehet Mustafa, kreu i ekzekutivit pohoi se po i ruan deri sa të kthehet. “Tash po ja ruj deri sa tvjen, qitu tnjejtat i ka”, shtoi Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat