Arifi i largohet Haradinajt, Emiratet e japin pajtimin që ai të shkojë ambasador - Bota Sot
Arifi i largohet Haradinajt, Emiratet e japin pajtimin që ai të shkojë ambasador

Aktuale

Arifi i largohet Haradinajt, Emiratet e japin pajtimin që ai të shkojë ambasador

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:25
Ramush Haradinaj dhe Avni Arifi

Avni Arifi ka marrë dritën jeshile nga institucionet e Emirateve të Bashkuara Arabe për marrjen e postit të ambasadorit rezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, brenda pak kohe do të mbetet pa njërin prej njerëzve më të afërt të tij dhe më të rëndësishëm të kabinetit të tij, Avni Arifin.

Kjo pasi që Emiratet e Bashkuara kanë dhënë pajtimin që Arifi të vendoset atje në detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Shtetit të Emirateve të Bashkuara, ka nderin të njoftojë Ambasadën e nderuar me aprovimin dhe pëlqimin e Qeverisë së Shtetit të Emirateve të Bashkuara, për emërimin e shtz. Avni Arifi, që të jetë ambasador i Republikës së Kosovës i akredituar në shtet, rezident në Abu Dhabi”, thuhet në dokumentin e siguruar nga media.

Arifi deri tani kishte ushtruar postin e shefit të stafit politik të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...