Shkrimtari serb Arsenijeviq: Kosova është shtet i pavarur, na pëlqeu ose jo, mos të harrohen krimet e Serbisë atje - Bota Sot
Shkrimtari serb Arsenijeviq: Kosova është shtet i pavarur, na pëlqeu ose jo, mos të harrohen krimet e Serbisë atje

Aktuale

Shkrimtari serb Arsenijeviq: Kosova është shtet i pavarur, na pëlqeu ose jo, mos të harrohen krimet e Serbisë atje

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:09
Vladimir Arsenijeviq

Nuk shoh mënyrë se si konflikti i ngrirë do të ishte më mirë se sa marrëveshja, ka thënë për FoNet Vladimir Arsenijeviq dhe ka vlerësuar se Serbia e Kosova do të duhej të ndërtonin marrëdhënie të arsyeshme e të mira fqinjësore.

Sado që mediet serbe, opinioni dhe politika mohojnë ta vërejnë, në rastin e Serbisë e të Kosovës fjala është në fakt për dy shtete, ka thënë ai.

“Kosova është shtet i pavarur, na pëlqeu neve ose jo”, citohet të ketë thënë Arsenijeviq.

Ai ka theksuar për shkak të së ardhmes dhe të rinjve, kontaktet në rajon duhet ndërtuar në bazë të respektimit të ndërsjellë.

I pyetur për idenë e rikufizmit, Arsenijeviq është përgjigjur se nuk mendon në këto relacione duke shtuar se më së miri do të ishte që rikufizimi kurrë të mos ndodhte.

Ai megjithatë s’e ka hedhur poshtë këtë ide duke thënë se dialog nuk mund të ketë tema tabu dhe se duhet një marrëveshje e arsyeshme.

Sipas tij, deri më tash as Serbia dhe as Kosova nuk kanë treguar gatishmëri për bisedime të hapëta.

Në pyetjen për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Arsenijeviq është përgjigjur se Serbia duhet ta njohë gjendjen faktike.

“Kjo do të thotë se Kosova është republika më e re postjugosllave, shtet i pavarur dhe i tillë do të mbetet sepse ky qenë synim i i shumicës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se “Serbia në këtë ish- territor të vetin është sjellë me urrejtje, pastaj me butësi dhe dikur me agresivitet të hapët”.

Ka pohuar se e ardhmja e Serbisë nuk mund të ndërtohet me ndonjë mit të Kosovës e as me interpretimet morbide të tij siç bëhen tash në opinioni vendor.

I vjen keq që në politikën serbe nuk a vullnet që për Kosovën të flitet me në fjalor tjetër që do t’i përgjigjej pranimit të realitetit me mendje të shëndoshë.

Ka shtuar se në raport me Kosovën pushteti dhe opozita në Serbi nuk dallojnë shumë.

“Mediet tona tmerrësisht janë të disponura për helmim dhe ato në mënyrë shumë aktive po e përhapin urrejtjen”, ka thënë Arsenijeviq duke konstatuar se në opinionin vendor ka një raport ekstrem racist ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sipas tij, ky raport racist nuk vjen nga diskursi politik në Serbi.

Ka shtuar se ky raport e dëshmon se problemi më i madh është te pala serbe, që duhet tejkaluar, nëse dëshirohet komunikimi dhe marrëveshja ndërmjet dy palëve.

Arsenijeviq nuk beson se qytetarët e Serbisë mund të deklarohen arsyeshëm për kontestin me Kosovën pasi një numër i madh i tyre është helmuar me gënjeshtra manipuluese në të cilat ka jetuar me decenie.

Që nga kriza e vitit 1981 në Kosovë është krijuar shtete i policor i cili ka marrë dimensione shqetësuese në vitit e 90-ta, ka thënë Arsenijeviq.

Ai ka theksuare se e luftërat në ish-Jugosllavi kanë filluar në Kosovë dhe se atje kanë përfunduar.

Arsenijeviq tha se për krimet në Kosovë flasin shumë varrezat masive përreth Beogradit dhe kufomat e nxjerra na liqenet që më së shumti ishin civilë.

“Te gjitha këto varreza masive të nxjerra nga ujërat tregojnë se ç’ krime janë bërë në Kosovë”, ka thënë Arsenijeviq.

Ka shtuar se pas vitit 2000 ka pasur mundësi që shoqëria të ballafaqohet me krimet, po ky shans është lëshuar.

Për Arsenijeviqin njerëzit janë asociacioni i parë i Kosovës dhe ai në mesin e tyre ka miq të shkëlqyeshëm te serbët dhe te shqiptarët.

“Kur shkoj në Mitrovicën veriore dhe në Graçanicë, kuptoj se te serbët e atjeshëm mund të gjejmë përgjigje, sepse ata janë në marrëdhënie më të afërt me fqinjët shqiptarë, ka thënë Arsenijeviq.

“Asociacioni tjetër në Kosovë pa dyshim është manipulim i politikanëve serbë dhe për këtë arsye në këtë rajon duhet një komunikim normal”, ka thënë ndër të tjera Arsenijeviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...