Vetëvendosje: Partitë në pushtet me punësimet e familjarëve po gllabërojnë sektorin publik - Bota Sot
Vetëvendosje: Partitë në pushtet me punësimet e familjarëve po gllabërojnë sektorin publik

Aktuale

Vetëvendosje: Partitë në pushtet me punësimet e familjarëve po gllabërojnë sektorin publik

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:28
Aksioni i VV-se

Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik ka denoncuar partitë politike për përdorimin e sektorit publik e me theks të veçantë ndërmarrjen “Telekom” për punësim të familjarëve të tyre.

Aktivistë të LVV-së, në sheshin “Nënë Tereza ”, përkatësisht në muret e objektit të “Telekomit” kanë shkruar parullën “Partneriteti publiko-partiak; Prona publike, punëtorët e partisë”.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni  Zogiani  tha se kompanitë e sektorit publik që i shpëtuan likuidimit nga privatizimit po gllabërohen nga familjarët e liderëve politik.

Ai tha se përkundër rezolutave të ndërmarra në Kuvend që kjo dukuri të pengohet ata prapë se prapë nuk po respektohen.

Zogiani: Pasuria që i shpëtoi likuidimit po gllabërohet nga familjarët e liderëve politik

“Ajo pasuri që i shpëtoi likuidimit nga privatizimi tashmë po gllabërohet nga familjarët e liderëve politik në Kosovë, që nga presidenti e tek kryeministri, e tek kryeparlamentari e tek deputetët kanë filluar një fushatë masive e punësimit të familjarëve të tyre në kompanitë publike dhe sidomos në Telekom e cila është e vetmja alternativ që japin ata ndaj një situate tepër  të rëndë që ekziston në sektorin publik. Madje Kuvendi ka sjell disa rezoluta me qëllim të shpëtimit të kompanive publike të cilat jo që nuk respektohen, por në fakt shkohet kundër këtyre objektivave të rezolutave”, tha Zogiani.

Zogiani arrogante i ka konsideruar edhe fjalimet e krerëve të shtetit  rreth kësaj çështje, të cilët sipas tij po mundohen t’i legjitimojnë veprimet e tyre.

Aktivisti i VV-së po ashtu tha se po presin nga Prokuroria që përmes hetimeve të hedhin në dritë të vërtetën për këtë çështje dhe jo të shpërlajnë këto veprime.

Ai po ashtu tha se në vend se të përdoren politika për  ringjalljen e kompanive, kemi politika që rëndojnë qëllimshëm më shumë sektorin publik   nga ana e partive në pushtet.

Zogiani: Presim që hetimet  e prokurorisë të mos i shpërlajnë këto veprime

“Veprimet që kanë ndërmarrë për vitin e fundit të bashkuara me deklarimet e tyre u janë dhënë hapësirë të jashtëzakonshme për Prokurorinë . Prokuroria tashmë ka dhënë një sinjal se po heton dhe ne presim që ky hetim të mos jetë një shpëlarje e këtyre veprimeve ashtu siç ka ndodhur shumë shpesh me veprimet e prokurorisë të cilat kanë hyrë aty vetëm për të siguruar që mos të ketë mos ndëshkueshmëri dhe jo ndëshkueshmëri”, ka thënë ai.

Kujtojmë që kohëve të fundit nëpër media kanë dal emrat e familjarëve të punësuar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në ndërmarrjen “Telekomi” . Në këtë listë ndodhet  edhe emri i kunatës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj  si dhe të të afërmëve të zyrtarëve të AAK-së.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...