Përkujtohet Asllan Fazliu në 20 vjetorin e rënies

Aktuale

Përkujtohet Asllan Fazliu në 20 vjetorin e rënies

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:26
Heroi Asllan Fazliu përkujtohet në 20-vjetorin e rënies

(E plotësuar) - Heroi i kombit Asllan Fazliu është përkujtuar sot në 20 vjetorin e rënies. Në një akademi përkujtimore, u tha se heroi Fazliu me një dashuri të jashtëzakonshme për atdheun u bë pjesë e historisë së lavdishme të kombit, duke iu bashkuar luftës së Adem Jasharit, që nga fillimi i saj.

Asllan Fazliu gjatë luftës mbante nofkën “Luani”, këtë ia kishte lënë komandanti Ilaz Kodra, i cili pastaj edhe e kishte emëruar udhëheqës për Gradicë.

Në akademinë përkujtimore të organizuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se heroi Asllan Fazliu kishte një vetëmohim, një trimëri dhe guxim deri në vdekjen e tij.

Lladrovci: Çmimin për liri e kanë paguar djemtë dhe vajzat e devotshme të kombit tonë

“Liria ka çmimin të cilin e kanë paguar djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë më të devotshme të kombit tonë, me jetën dhe veprën e tyre të sakrificës, përkushtimin atdhetar të trashëguar ndër breza. Kësaj devotshmërie, padyshim i takon heroi Asllan Fazliu i cili me dashuri të jashtëzakonshme për atdheun u bë pjesë e historisë së lavdishmeve kombit, historisë së Kosovës dhe ushtrisë çlirimtare. Borxhin e dëshmorëve sot dhe çdo ditë e kthejmë vetëm më punë, duke dëshmuar dhe fuqizuar vendin dhe kombin tonë”, tha Lladrovci.

Për Fazliun evokuan kujtime edhe bashkëluftëtarët e tij.

Hasan Kodra i cili foli në emër të Brigadës 114 tha se Fazliu iu bashkua organizimit të komandantit legjendar Adem Jashari, në luftën për çlirim, qysh në fillimin e saj.

Kodra: Sot po i tregojmë Asllan Fazliut që Kosova e ka ushtrinë e saj

“Sot jemi këtu për t’i kujtuar të bëmat e këtij luftëtari, lufta e të cilit lëshoi kushtrim për jetë a vdekje, sot jemi mbledhur këtu edhe për diçka tjetër, jemi këtu për t’i treguar Asllan Fazliut, po edhe Milazimit, Mehdiut, të gjithë ata që ranë për liri se Kosova tashmë ka edhe ushtrinë e saj, ushtri që të gjithë e kemi ëndërruar”, tha Kodra.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve, Xhavit Jashari tha se pushka e Asllan Fazliut ishte ndër të parat që iu bashkua thirrjes së Adem Jasharit.

Ai foli edhe për çështjen e bashkimit kombëtar, ku sipas tij shqiptarët sot, 20 vjet pas përfundimit të luftës, mezi e hapin gojën për të shqiptuar fjalët bashkim kombëtar.

Jashari: Kur përmendet bashkimi kombëtar disa harrojnë gjakun e dëshmorëve

“Ata e dinin se askush nuk ta falë lirinë, ata e dinin se liria përkundër gjakut të derdhur fitohet vetëm më grykën e pushkës, andaj ishin të gatshëm që kësaj lirie të ia falin edhe jetën e tyre. Njësoj është edhe rruga e bashkimit kombëtar, askush nuk na e falë as nuk na e jap pa e marrë dhe fituar vet. Çudia është me zërat e disa shqiptarëve që sa herë përmendet bashkimi kombëtar harrojnë edhe gjakun e dëshmoreve dhe kombit, harrojnë edhe betimin e ushtarit”, tha Jashari.

Ndërsa Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë, tha se Asllan Fazliu  mobilizoi ushtarët dhe organizoi roje, duke ndërmarrë kështu një sërë aksionesh kundër forcave serbe.

Syla: Familja Fazliu zgjeroi radhët e celulave të luftës çlirimtare

“Pas epopesë së lavdishme të Jasharajve, të marsit të vitit 1998, familja Fazliu intensifikoi aktivitetet e rrjedhimisht iu përgjigjën kushtrimit të atdheut për liri, duke zgjeruar radhët e celulave të luftës çlirimtare. Asllan Fazliu, kontaktet e para me UÇK-në i kishte me pjesëtaret e saj në Prekaz dhe vendlindje”, tha Syla.

Në këtë akademi ka folur edhe e bija e dëshmorit e cila babain e saj e njeh vetëm nëpërmjet fotografisë.

Biondina Fazliu, tha se babain e saj e njeh vetëm përmes historisë së lavdishme që e la pas.

Fazliu: Babain e njoh vetëm përmes historisë së lavdishme 

“Unë nuk e pata fatin ta njoh, atë e njoh përmes heroizmit dhe historisë së lavdishme që ai na e la pas. Sot ne nuk do të qajmë sepse jemi të dehur nga madhështia e tij. Babai im edhe pse la gjithçka që kishte, ai më dhuroi atë që askush nuk mund të ma dhuronte, epitetin ‘bijë e dëshmorit’ “, tha vajza e dëshmorit Fazliu.

Në akademi përkujtimore morën pjesë edhe pjesëtarë të familjes Jashari dhe ish eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për të nderuar figurën e heroit Asllan Fazliu janë bërë edhe homazhe të varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë. 

Heroi Asllan Fazliu përkujtohet në 20-vjetorin e rënies

Në 20 vjetorin e rënies së tij, është përkujtuar të premten heroi Asllan Fazliu.

Presidenti i Kosovës organizoi një akademi përkujtimore për të nderuar figurën e heroit të renë dy dekada më parë, në të cilën u tha se Asllan Fazliu dha çdo gjë për lirinë e Kosovës.

Kryetari i familjeve të dëshmorëve Xhavit Jashari,  tha se Fazliu  ishte ndër të parët që iu bashkua luftës së Adem Jasharit.

“Pushka e tij ishte ndër të parat që iu bashkua luftës së Adem Jasharit. Pushka e tij i bënte nder edhe familjes dhe kombit të tij”, tha Fazliu.

Ndërsa kryetari i Skenderajt Ramiz Lladrovci, ka folur për veprimtarinë  e Asllan Fazliut tha se ai i qëndroi besnik Ushtrisë Çlirimtare deri në vdekje.

“Asllani që në vitet 80 i bashkohet lëvizjes së rezistencës zë asaj kohe. 1981 në pranverë bashkë me nxënës mori pjesë në demonstrata për çlirim. Iu bashkua UÇK-së që nga themelimi, i qëndroi besnik deri në vdekje. Kishte një vetëmohim, trimëri e guxim të pashoq deri në vdekjen e tij. Liria e Kosovës e ka çmimin që e kanë paguar burrat dhe gratë me jetën e tyre ne Kosovë”, tha Lladrovci.

E Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë foli për rolin e Asllan Fazliut gjatë luftës.

“Pas epopesë së lavdishme të Jasharajve familja Fazliu intensifikoi aktivitetet. Pamja fizike kishte bërë që Ilaz Kodra ti jepte nofkën ‘Luan’. U tregua aktiv në organizimin e rojeve. Ndërmori një sërë aksionesh kundër forcave serbe.

Për të nderuar figurën e heroit Asllan Fazliu janë bërë homazhe edhe të varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat