Haradinaj: BE e SHBA të na ndihmojnë për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi - Bota Sot
Haradinaj: BE e SHBA të na ndihmojnë për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi

Aktuale

Haradinaj: BE e SHBA të na ndihmojnë për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:45
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të ndihmojnë që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të ndihmojnë që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në fillimin e punimeve në rrugën “Rruga e tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Lumi i Madh – Gojbulë.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se kjo rrugë është një arterie që lidh ekonominë e vendit me ekonomitë fqinje, edhe me Serbinë. Kreu i Qeverisë tha se interesi i Kosovës është që të jetojnë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë dhe ku të gjithë e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet.

Derisa të vije tek kjo ditë, Haradinaj tha se punët që janë në përgjegjësinë e tyre do t’i përfundojnë, duke thënë se do të ndërtojnë rrugë e ura.

Haradinaj: BE e SHBA të na ndihmojnë për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi

“Është një arterie që mund ta lidh ekonominë e vendit tonë me ekonomitë fqinje, pra me ekonomitë e Serbisë. Interesi ynë është që të jetojmë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë, të gjithë janë të respektuar, gjithë e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet, me të drejtat e veta dhe njëkohësisht një tregti e lirë dhe një shkëmbim. Kuptohet për të arritur deri tek kjo ditë ne ato që janë në përgjegjësitë tona do t’i kryejmë, pra do të ndërtojmë rrugë e do të ndërtojmë ura dhe do të hapim ura, sepse ajo është detyra jonë. Por, po ashtu i bëjmë thirrje partnerëve tanë, Bashkimit Evropian, ShBA-ve që të na ndihmojnë për atë që nuk është në kapacitetin tonë, që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, në mënyrë që të gjithë infrastrukturën, a janë këto autorrugë tona, a janë hekurudha tona, a ësht ë transmisioni i naltë i energjisë të cilën e kemi bllokuar përmbi një dekadë, pra Kosova dhe tregu tjetër në këtë rast Shqipëria. Pra, të gjitha këto pengesa të hiqen në mënyrë që shkëmbimet ekonomike dhe shkëmbimet tjera të ndodhin lirshëm”, tha kryeministri.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tha se si Qeveri janë të përkushtuar që të ndërtojnë rrugë me standarde evropiane dhe që në çdo vend të Kosovës t’i mbështesin kërkesat e qytetarëve.

Lekaj: Qeveria e Kosovës investon në faktorin e zhvillimit ekonomik

“Nuk ka diçka më të lumtur kur Qeveria e Kosovës investon në faktorin e zhvillimit ekonomik, në lëvizjen e lirë qytetarëve, në transportimin e mallrave dhe që kanë të gjitha këto ndikim pozitiv në zhvillimin e vendit. Nuk ka kënaqësi më të madhe kur ne po ndërtojmë rrugë, ura që i lidhin qytetet dhe i lidhin korridoret. Ne si Qeveri e Kosovës jemi të përkushtuar që jo vetëm të ndërtojmë rrugë, po këto rrugë të ndërtohen me standarde evropiane dhe që këto korridore të lidhen me pankorridoret e Evropës dhe ne jemi të përkushtuar që çdo kund, në çdo hapësirë të Republikës së Kosovës që të jemi aty t’i mbështesim kërkesat e qytetarëve. Sot po e fillojmë këtë segment që ka një domethënie shumë të madhe që e lidh tërë hapësirën që quhet Kosovë”, tha ministri Lekaj.

Një ditë të gëzueshme fillimin e punimeve e ka quajtur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se më në fund Vushtrria po bashkohet me autostradë me Prishtinën.

Tahiri: Qyteti më i vjetër në Kosovë më në fund po bashkohet me autostradë

“Qyteti më i vjetër në Kosovë më në fund po bashkohet me autostradë me qendrën në Prishtinë dhe kjo është një nga të arriturat më të mëdha që do të jetë për zhvillimin ekonomik të qytetit të Vushtrrisë dhe për zhvillimin ekonomik të qytetarëve të Vushtrrisë. Vushtrria dhe qytetarët e saj janë të njohur si njerëz punëtorë, njerëz që e duan punën dhe për një kohë bukur të gjatë kanë pasur dhe kanë vështirësi në qarkullim në këtë aks kaq të rëndësishëm rrugor. Vërtet ne jemi afër me Prishtinën, por për një kohë shumë të gjatë është shtyrë  është prolonguar projekti i vazhdimit të rrugës”, tha ai.

Tahiri ka pasur një kërkesë, që kjo rrugë të përfundohet në afatin e paraparë ligjor dhe të mos ketë vonesa. Ai tha se çdo vonesë do të jetë e dëmshme për qytetarët dhe për zhvillimin ekonomik.

Ndërtimi i kësaj rruge po vazhdon pas 4 viteve ndërprerje pas disa vështirësive që ishin paraqitur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...