Molliqaj i PSD-së përgëzon LDK-në për propozimin e rezolutës për kazinotë - Bota Sot
Molliqaj i PSD-së përgëzon LDK-në për propozimin e rezolutës për kazinotë

Aktuale

Molliqaj i PSD-së përgëzon LDK-në për propozimin e rezolutës për kazinotë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:22
Dardan Molliqaj

Ai madje ka përgëzuar deputetët e LDK-së, për propozimin e kësaj nisme, njofton Klan Kosova.

“Kaloi rezoluta e opozitës për mbylljen e lojërave të fatit. Mbase lojërat e fatit mund të ndikojnë pozitivisht në mbushjen e arkës së shtetit, por përvoja dhe studime të ndryshme në botë kanë vërtetuar se ndikimi negativ i lojërave të fatit në shoqëri është tejet i madh”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Përveç shkatërrimit të ekonomive familjare, lojërat e fatit ndikojnë edhe tek vetëvrasjet, dhuna në familje, abuzimi me alkool dhe drogë, etj”.

“Përgëzoj kolegët nga LDK për këtë nismë shumë të mirë dhe të domosdoshme për vendin. Uroj që Qeveria ta hartojë sa më shpejt ligjin dhe menjëherë të filloj mbyllja e këtyre bizneseve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...