Ish-ministri Hasani: Pas mbylljes së kazinove – punëtorët të transferohen në Telekom - Bota Sot
Ish-ministri Hasani: Pas mbylljes së kazinove – punëtorët të transferohen në Telekom

Aktuale

Ish-ministri Hasani: Pas mbylljes së kazinove – punëtorët të transferohen në Telekom

Nga: N.H Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:41
Bajram Hasani

Kuvendi i Kosovës sapo ka miratuar rezolutën për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit në vend.

Pozitë e opozitë në Kuvendin e Kosovës, kanë mbështetur rezolutën e propozuar për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave, shkruan "Bota sot".

E, ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, ka ironizuar me vendimin e sotëm të Kuvendit për pezullimin e lojërave të fatit.

“Do të ishte mirë që pas mbylljes së kazinove, punëtorët të transferoheshin në Telekom”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në Facebook, duke iu referuar kështu punësimeve të shumta që janë bërë kohën e fundit në Telekom. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...