Agim Veliu flet pas aksidentit me veturë zyrtare

Aktuale

Agim Veliu flet pas aksidentit me veturë zyrtare

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:04
Agim Veliu

(E plotësuar) - Kryetari i komunës së Podujevës, njëherit nënkryetar i LDK-së – Agim Veliu është aksidentuar sot në afërsi të fshatit Besi të Prishtinës, me veturë zyrtare. Shkaqet që çuan në aksident nuk dihen ende, mirëpo Veliu në një prononcim tregoi se nga ky aksident ka pësuar lëndime të lehta- kryesisht gervishje.

Vetura zyrtare ku i pranishëm ishte i pari i Podujevës, Agim Veliu, duket se e ka humbur kontrollin e lëvizjes duke dalë nga rruga kryesore në ara.

Veliu tha se nga aksidenti ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Mirë jom, jo s’ka lëndime përveç dëmeve materiale”, tha fillimisht Veliu. Por, e pranoi se është lënduar vetëm ka marrë gervishje trupore.

 “Lëndime të lehta, gërvishje të vogla. Aksidenti ka ndodhur dikund në Besi”, tha Veliu.

Ndërsa, policia nuk ka qenë e qasshme për të treguar më shumë se si ka ndodhur ky aksident.

Pamje nga vendi ku është aksidentuar nënkryetari i LDK-së 

Nënkryetari i partië më të madhe opozitare në vend, LDK-së, njëherësh kreytari i Poduejvës, Agim Veliu është përfshirë sot në një aksident trafiku.

Media ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku automejti zyrtar është larguar nga rruga.

Aksidenti ndodhi në afërsi të Besisë.

Vlen të theksohet se në këtë aksident kishte vetëm dëme materiale dhe pa lëndime serioze.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat