LDK tregon se si ndodhi aksidenti i Agim Veliut - Bota Sot
LDK tregon se si ndodhi aksidenti i Agim Veliut

Aktuale

LDK tregon se si ndodhi aksidenti i Agim Veliut

Më: 22 mars 2019 Në ora: 19:05
Agim Veliu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nënkryetari i këtij subjekti politik, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu duke iu shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, i ka goditur mbrojtëset anësore të rrugës.

“Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë.    

Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Në pasditen e sotme është raportuar për një aksident të kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, i cili ka kaluar pa lëndime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...