Sejdiu: Boll transparent po janë me punësime, po thonë me mujt krejt i punësojmë

Aktuale

Sejdiu: Boll transparent po janë me punësime, po thonë me mujt krejt i punësojmë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 22:07
Dardan Sejdiu

Ai është tallur me deklarimet e deputetëve pas raportimeve për punësimet e familjarëve të tyre.

“Edhe ata boll transparent po janë me punësime. Po thojnë me mujt krejt i punësojmë”, ka thënë Sejdiu duke qeshur.

Sejdiu në Tv Dukagjini ka thënë se asnjëherë nuk ka punësuar asnjë familjar të tij, në asnjë pozitë.

Madje ka thënë se sa i përket punësimeve e konkurseve, Komuna e Prishtinës ka qenë më transparentja nga të gjitha.

Madje, shpeshherë Sejdiu thotë se janë marrë edhe shembull nga të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat