Isufi i kundërpërgjigjet Hotit: Deklaratat tua janë hipokrizi - Bota Sot
Isufi i kundërpërgjigjet Hotit: Deklaratat tua janë hipokrizi

Aktuale

Isufi i kundërpërgjigjet Hotit: Deklaratat tua janë hipokrizi

Më: 22 mars 2019 Në ora: 22:43
Kryetari i Grupit Parlamentar të Alenacës për Ardhmërin e Kosovës, Ahmet Isufi

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Isufi i ka thënë Hotit se para se të akuzosh të tjerët duhet ta akuzosh vetën.

“Edhe bastoret, edhe lojërat e fatit e edhe kazinot, janë të kohës sate e të tjerëve e para teje Avdullah Hoti, prandaj mos akuzo të tjerët, para se ta akuzosh veten. Zotëri deputet meqë paske qenë kaq i shqetësuar për kazinot, pse nuk i hyre procedures së ndalimit të tyre, sa ishe vetë në pushtet”, ka shkruar Isufi.

Tutje Isufi deklaratat e Hotit i ka quajtur hipokrizi.

“Kjo që thuani sot, më së paku është hipokrizi! Qeveria Haradinaj, pa të prit ty hiç e ka gati projektligjin për pezullimin e kazinove dhe ai qysh në mbledhjen e radhës do të miratohet në Qeveri! Deklaratat tuaja janë tepër të vonshme”, ka përfunduar Isufi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...