Haradinaj nderon ushtarët e rënë të KFOR-it - Bota Sot
Haradinaj nderon ushtarët e rënë të KFOR-it

Aktuale

Haradinaj nderon ushtarët e rënë të KFOR-it

Më: 23 mars 2019 Në ora: 08:33
Ramush Haradinaj

​Në vigjilje të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj sot do të nderojë ushtarët e rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

Në ora 12:00, ai do të bëjë homazhe te pllaka memoriale e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”.

Ndërsa më pas do të nderojë edhe ushtarët britanikë tek pllaka me emrat e atyre që humbën jetën tek sheshi “Edit Durham”.

Nesër bëhen 20 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Për të shënuar këtë përvjetor, janë organizuar shumë aktivitete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...