Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Conell, ka folur për 20 vjetorin e bombardimeve të forcave të NATO-s kundër Serbisë.
Ai ka thënë se në këtë ditë, mendimet e tij janë me viktimat e konfliktit në Kosovë, përcjell Bota sot.
O’Conell ka thënë se familjet e tyre meritojnë mbështetje dhe respekt nga të gjithë.
“Në këtë ditë mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e konfliktit në Kosovë. Ata dhe familjet e tyre meritojnë mbështetje, drejtësi dhe për të gjithë ne që të bëjmë atë që mundemi në shërbim të paqes”, ka shkruar ambasadori britanik në një postim në Facebook./BS