Ish-eprori i UÇK-së, tregon për telefonatën nga Gjermania: Aeroplanët e NATO-s u nisën për ta bombarduar Serbinë! - Bota Sot
Ish-eprori i UÇK-së, tregon për telefonatën nga Gjermania: Aeroplanët e NATO-s u nisën për ta bombarduar Serbinë!

Aktuale

Ish-eprori i UÇK-së, tregon për telefonatën nga Gjermania: Aeroplanët e NATO-s u nisën për ta bombarduar Serbinë!

Nga: N.Sh Më: 24 mars 2019 Në ora: 20:41
Aeroplan

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, ka treguar për natën e parë, tash 20 vjet më parë, kur forcat e NATO-s sulmuan Serbinë kriminale.

Miftari përmes një shkrimi në facebook, ka treguar për një telefonatë që i kishte ardhur nga Gjermania dhe ia kishte dhënë lajmin e madh “aeroplanët e NATO-së u nisën për ta bombarduar Serbinë”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Historia e ndezjes të një cigares!

Ishte rrethina e Mitrovicës sot pikërisht para 20 vite ishte hera e parë në jetën time kur ndeza një cigare, ishte shenj relaksimi pasi e dija se lufta me gjithë egërsinë nuk do zgjat edhe shumë pas intervenimit të NATO larg mbi kokat tona në qiell dukeshin gjurmët e B52 edhe pse ishte errësirë e plotë dhe rrezikoheshim seriozisht nga snajperët serb.

Në at çast morra një telefonat nga Gjermania kur mu konfirmua se aeroplanët e luftës të NATO-s u nisen për ta bombarduar Serbinë, ju përgjigja se e dija pasi pikërisht në at çast fluturonin mbi ne B52 dhe kishim par një lëmsh zjarri me siguri motorin e një rakete kryqëzor Tomahavk duke fluturuar në drejtim të Nishit.!

Një popull jo syçelë që i harron peripetit dhe katrahurat e veta historia do ti përsëritet prapë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...