Polemikë rreth gjendjes në Kosovë ndërmjet ambasadorit amerikan Skot dhe ministrit të punëve të brendshme Stefanoviq

Aktuale

Polemikë rreth gjendjes në Kosovë ndërmjet ambasadorit amerikan Skot dhe ministrit të punëve të brendshme Stefanoviq

Nga: F.B Më: 26 mars 2019 Në ora: 16:02
Kajl Skot

Ambasadori amerikan Kajl Skot dhe ministri i punëve të brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq janë pajtuar se situate në lidhje me Kosovën është e komplikuar edhe e rëndë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Skot ka deklaruar se “në lidhje me çështjen e Kosovës zgjidhje nuk është vetëm fajësimi I njërës palë, por duhet të kthehet në tavolinën e bisedimeve”, ndërsa Stefanoviq ka thënë se “ Beogradi pajtohet që secila zgjidhje duhet të arrihet në rrugë paqësore, por pushteti I Prishtinës nuk tregon dëshirë pëe asnjë lloj kompromisi.

"Mendoj se nuk është e dobishme fajësimi I vetëm njërës palë, ka fajësi në të dy palët por zgjidhja nuk është lënia  e fajit por kthimi në bisedime ", ka thënë Skot.

Sipas tij duhet të vazhdojnë bisedimet serioze në mënyrë q ëtë zgjidhet çështja e Kosovës dhe të arrihet zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe obliguese.

"Ky është qëllimi I ShBA-ve dhe BE-së dhe ne trimërojmë palët që të ndërmarrin hapat dhe të vazhdojnë në atë drejtim ", tha diplomati amerikan, duke shtuar se pret që qeveria e Kosovës me mbështetje të asaj serbe të zbuloj vrasësin e liderit serbe Ivanoviq.

Stefanoviq i ka thënë Skotit se nuk dëshiron të bëjë polemikë sepse pa marr parasysh qëndrimet  e ndryshme të ShBA-ve dhe Serbisë për paqen dhe stabilitetin kanë qëndrime të njëjta.

"Serbia ndonjëherë kërkon që nëse ne përpiqemi dhe bëjmë, ndërsa pala tjetër me secilin hap dëmton përpjekjet kjo të thuhet hapur. Letra e dërguar nga ShBA që të hiqen taksat ishte e dobishme por ajo duhej të përcillej me fushatë të fortë nga BE dhe ShBA që kjo të realizohet", ka thënë Stefanoviq.

"Ne nuk kemi vendosur taksa, i ka vendos Prishtina, po ashtu ata nuk kanë përmbushur obligimet e nënshkruara në marrëveshjen e Brukselit, gjë që Vuçiq dhe Serbia e kanë bërë duke treguar gatishmëri, por Prishtina nuk dëshiron asnjë kompromis ", ka thënë ai

Ai shprehet se shqiptarët presin që çdo që kërkojnë Beogradi të pranoj. “Nëse kjo është kompromis sipas tyre, ne nuk jemi gati të bëjmë” ka thënë Stefanoviq, duke shtuar se pret më shumë nga ShBA në atë drejtim se nga Prishtina..

"Nga ata nuk presim shumë, ata janë fokusuar në problemet e brendshme dhe janë bllokuar në të kaluarën dhe nuk kanë kapacitet që të bëjnë asgjë mirë për serbët as për shqiptarët ", tha Stefanoviq.

Ai ka shtuar se situate në Kosovë është e komplikuar edhe “ në atmosferë zierje”, por ndonëse Beogradi është gati, Prishtina nuk do dialog.

"Vendosja e taksës, arrestimi i Gjuriqit që tentuan ta poshtërojnë, ndërrimi I serbëve që nuk janë të përshtatshëm për Haradinajn edhe Thaçin, janë fakte që flasin se ata nuk janë të gatshëm për dialog, as të udhëheqin serbët as shqiptarët ", tha ai.

Nga ai pushtet atje nuk do ketë askush dobi " E di se nuk ju pëlqen se serbët jetojnë në veri, por kjo nuk jep të drejtë që të I dëbojnë nga atje ", tha ministri.

Rreth hetimi të vrasjes së Ivanoviqit: " Do të isha naiv nëse them se presim përgjigje për gjetjen e fajtorit. Ata nuk e duan këtë, atje ka përgjegjësi në parimin nacional, nëse jeni serb jeni fajtor. Nuk jam optimist nëse nuk gjejnë ndonjë dënim të lehtë dhe të thonë na e bëmë tonën ", tha  Stefanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat