Edhe një ish-komandant i UÇK-së ftohet nga Specialja

Aktuale

Edhe një ish-komandant i UÇK-së ftohet nga Specialja

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:19
Selia e Gjykatës Speciale

Edhe një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Gjykata speciale.

Kjo është bërë e ditur nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së e cila nuk ka dhënë detaje tjera për këtë ftesë.

Sipas kësaj organizate, prezantimi i ftesës do të bëhet sot në ora 14:30 në selinë qendrorë të OVL-së.

“Ju njoftojmë se sot më 27 mars 2019, ora 14:30, në selinë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbahet konferencë për media, ku do të prezentohet një nga bashkëluftëtarët tanë, i cili ka marrë ftesë për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat