Sejdiu thotë se Kuvendi duhet ta ndalë marrëveshjen me “Contour Global”

Aktuale

Sejdiu thotë se Kuvendi duhet ta ndalë marrëveshjen me “Contour Global”

Më: 27 mars 2019 Në ora: 22:27
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të ndalë marrëveshjen me “Contour Global”.

“Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC) në bazë të kontratës për ndërtimin e termocentralit me Contour Global e ka vetëm një mision: blerjen e të gjithë energjisë në dispozicion nga ky termocentral me kushtin “merr ose paguaj””, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, NKEC, nuk do të ketë kurrfarë funksioni në tregun e energjisë.

“Meqë në bazë të kontratës termocentrali do të fillojë së operuari tek në vitin 2023, Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës (NKEC) e krijuar tani nuk do të ketë kurrfarë funksioni në tregun e energjisë.

Kjo i bie që për vite të tëra, ne do të paguajmë rroga të anëtarëve të bordit, punonjësve dhe shpenzime të tjera krejtësisht pa nevojë. Të vetmin funksion që e ka kjo ndërmarrje do të mund ta kryejë tek në vitin 2023. Kuvendi i Kosovës duhet ta ndalë këtë marrëveshje”, shkruan Sejdiu në Facebook.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat