Hamiti: Sui generis i kemi pushtetarët që bëjnë faqen e zezë pa u skuqur

Aktuale

Hamiti: Sui generis i kemi pushtetarët që bëjnë faqen e zezë pa u skuqur

Nga: A.M. Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:41
Muhamet Hamiti

Muhamet Hamiti, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, përmes një postimi në Facevook, ka komentuar deklaratat e ambasadorëve të vendeve mike lidhur me korrupsionin në Kosovë.

Po ashtu, Hamiti përmes një postimi në Facebook, është shprehur se “krerët e shtetit të korruptuar flasin me paturpësi se kjo nuk duhet të ndodhë!”

Postimi i plotë:

KORRUPSION MORAL E MATERIAL I PUSHTETARËVE DHE I ZGJEDHËSVE TË TYRE

Ambasadorët e vendeve mike në Kosovë, nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Zvicra, po e thonë troç se ka korrupsion të madh në Kosovë. Se ky nuk luftohet.
Ambasadori amerikan Kosnett reagoi ndaj zvarritjes njëvjeçare të Presidentit Thaçi për të emëruar një trup kushtetues – Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Emërimi ndodhi sot.
Ambasadori britanik O’ Connell po flet tash e sa kohë qartë – shqip madje – për korrupsionin e pandëshkuar në nivel qeveritar. Tash po tërhiqet ambasada britanike nga procesi i emërimeve të larta mbi bazë të një mermorandumi me Kuvendin e Qeverinë, që këto të dyja po e shkelin me të dyja këmbët, paturpësisht, duke u betuar për sundim të ligjit.
Ambasadori i Zvicrës qortoi dje pushtetarët tanë që u japin pension veteranëve të rrejshëm. Nuk e tha ai, por e di gjithëkush, se veteranët e rremë janë klientela votuese e këtyre pushtetarëve.
Gjithë kësaj kohe, krerët e shtetit të korruptuar flasin me paturpësi se kjo nuk duhet të ndodhë!
Sui generis i kemi pushtetarët që bëjnë faqen e zezë pa u skuqur. Dhe vazhdojnë të marrin votat e popullit që ankohet për këto paudhësi. Por, prapë i zgjedh këta. Edhe zgjedhësit (elektorati) janë sui generis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat