Molliqaj: Gjykata Kushtetuese do të jap vendim për dekretimin, kemi mjaftueshëm argumente

Aktuale

Molliqaj: Gjykata Kushtetuese do të jap vendim për dekretimin, kemi mjaftueshëm argumente

Më: 28 mars 2019 Në ora: 22:31
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kanë mjaftueshëm argumente me të cilat do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, ankesën e tyre ndaj vendimit të presidentit Hashim Thaçi për dekretimin e anëtarëve të KQZ-së.

Molliqaj në Zonën e Debatit theksoi se KQZ është organ përfaqësues dhe shumicën e tij e merr koalicioni përfaqësues.

”Presidenti i vendit ka nisur një proces, ka një problem që duket procedural por përmbajtësor”.

”Në takimet e deritanishme presidenti i është drejtuar Kuvendit se cilat janë grupet parlamentare dhe i është treguar ndërsa në kërkesën e fundit, Kuvendi më nuk iu është përgjigjur presidentit”.

”Kuvendi s’ka marr vendim të themi se janë tre apo as gjashtë grupe. Ky kryetar komunikon, ndan përgjegjësitë në gjashtë grupet parlamentare shqiptare”.

”Janë dy linja që do ta përcaktojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Besoj që KQZ është organ përfaqësues, gjithmonë shumicën e ka koalicioni qevericës. Përfaqësimi do të jetë sa ma gjithëpërfshirës”.

”Ke të drejetë me dal në subjekt të ri, por s’ke fonde. Krejt këto po cënohet një element shumë i rëndësishëm siç është pluralizmi. Dekreti i presidentit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”.

”Besojmë që ka argumente në këtë problem dhe Gjykata Kushtetuese do ta merr një vendim”.

”Ne nuk jemi hipokrit si të tjerët, ata që po thirren në këtë vendim e kanë kundërshtuar me çdo kusht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për themelimin e institucioneve”.

”Janë bërë kërcënime edhe me kallje te Gjykatës Kushtetuese ndaj atij vendimi”.

”Kur Ligji zbatohet është i drejtë, kur zbatimi i Ligjit është i pafavorshëm për ty duhesh me kallë”.

”Çështja e fondeve të KQZ-së s’ka fare lidhje. Ligji për ndarjen e fondeve është në fuqi. Krejt me pas qenë të PSD-së në KQZ, nuk kanë të drejtë mi nda fonde PSD-së”.

”KQZ bënë formalisht ndarjen. Nëse ligji ndërron, nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim PSD-ja mund ta fitojë fondin”.

”Ka një problem që ka marr një të drejtë që s’i takon presidentit. Nuk po kuptojnë shumica. Ai ka pyetur ”cili është grupi më i  madh parlamentar?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat