Vuçiq sulmon Haradinajn: Ai është në dëshpërim që nuk më rrëzoi dhe nga dita në ditë flet të pavërteta - Bota Sot
Vuçiq sulmon Haradinajn: Ai është në dëshpërim që nuk më rrëzoi dhe nga dita në ditë flet të pavërteta

Aktuale

Vuçiq sulmon Haradinajn: Ai është në dëshpërim që nuk më rrëzoi dhe nga dita në ditë flet të pavërteta

Nga: F.B Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:54
Ramush Haradinaj dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës se shefi I shtetit serb krijo jo stabilitet me thirrjen e serbëve q ëtë braktisin institucionet e Kosovës se Ramush Haradinaj nga dita në ditë përsërit të pavërteta, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

"Ai është në dëshpërim që nuk më rrëzoi si ka premtuar më 18 dhjetor. Si duket diçka ka ndryshuar, dhe nuk pati sukses në atë ", tha ai duke komentuar pyetjen e gazetarëve lidhur me Haradinajn.

Vuçiq ka sqaruar se asnjëherë nuk ka kërkuar nga serbët që të braktisin diçka, port ë kundërtën, kam kërkuar të i jepet kohë që të shpreh qëndrimin lidhur me interesin shtetëror, pasi ata vetë kanë shpreh dëshirën të braktisin institucionet e Kosovës.

Përgjigja më e lehtë rreth kësaj është të thosha se me Haradinajn diçka nuk është në rregull, por si njeri i përmbajtur nuk mund të them diçka të tillë, do thosha se ai nga dita në ditë përsërit të pavërteta.

"Nuk ka problem mund të vazhdosh të kërcënosh. E di si kanë kaluar shumë para meje, por premtimi se jam I përfunduar më 18 dhjetor nuk pati sukses. Duhet të gjesh premtim tjetër ", tha ai duke shtuar se nuk është fascinuar as diturinë as forcën e “atij zotërie ".

Si duket Haradinaj mendon se nuk ka asnjë obligim nga marrëveshja e Brukselit, as CEFTA dhe mendon se mund të kërcënoj, ndërsa Beogradi duhet të respektoj marrëveshjen e Brukselit gjë që po e bënë.

Ai tha se ka njoftuar zyrtarët e Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë me situatën rreth dialogut. Nëse dikush sjell platformë kundër dialogut dhe nuk përmbush asnjë obligim nga marrëveshja e Brukselit si është asociacioni ndërkohë që vazhdimisht provokon, çka ka këtu të bisedohet përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...