Besnik Berisha: Meqë s’paska shumë kandidatë për LDK, e lë mundësinë e hapur edhe unë

Aktuale

Besnik Berisha: Meqë s’paska shumë kandidatë për LDK, e lë mundësinë e hapur edhe unë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 20:42
Brsnik Berisha

Janë vetëm tre emra që kanë lënë të hapur mundësinë për t’iu futur garës për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu e Vjosa Osmani janë tre emrat e mundshëm që do të kandidojnë për të marrë drejtimin e LDK-së.

Të tjerët zyrtarë kanë zgjedhur heshtjen, duke mos bërë të ditur nëse do t’i hyjnë garës bashkë me tre emrat e lartpërmendur.

Është pikërisht avokati Besnik Berisha, i cili njihet edhe si këshilltar i ish-kryeministrit të vendit, njëherësh kryetarit të tanishëm të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se meqë nuk paska shumë kandidatë, e lë mundësinë e hapur edhe ai.

“Meqe s’paska shume kandidate, po e le mundesine hapur edhe une. Kush e di, kesaj pune kurre si dihet ”, ka shkruar Berisha.

Duhet përkujtuar që në LDK ka emra të shumtë të cilët deri tani janë përmendur për të kandiduar për udhëheqësin e kësaj partie, por që nuk dihet se sa do të zgjasë saktësisht ky proces për arsye të shumë nëndegëve që ka kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat