Konjufca: Fakti që shumë të rinj në vendin tonë i ëndërrojnë vizat se një vend pune, tregon për krizën e thellë sociale

Aktuale

Konjufca: Fakti që shumë të rinj në vendin tonë i ëndërrojnë vizat se një vend pune, tregon për krizën e thellë sociale

Nga: Z.B Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:14
Glauk Konjufca,

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka reaguar pas publikimit të raportit të “Eurostat” se Kosova është vendi me zbrazjen më të mdhae të popullsisë në Evropë që nga viti 2007, përcjell “Bota sot”

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, ikje e qytetarëve të Kosovës është bërë për shkak të gjendjes ekonomike dhe mos perspektivës në vend

Ai ka shkruar se, fakti që shumë vajza e djem sot në vendin tonë më përpara i ëndërrojnë vizat se një vend pune, tregon më së miri për krizën e thellë sociale e cila e ka pllakosur popullin tonë.

Postimi i plotë:

Eurostati tha: Kosova - vendi me zbrazjen më të madhe të popullsisë në Evropë prej vitit 2007. Pothuajse sa katërfishi i Shqipërisë. Dhe sa dy herë Bosnja e Hercegovina. Një nga shtetet me natalitetin më të lartë në kontinent, pra, në të njëjtën kohë po e përjeton ikjen më të madhe të qytetarëve. Në këtë gjendje ekonomike pa perspektivë, numri i atyre që duan ta lëshojnë Kosovën është fatkeqësisht i madh. Vetë fakti që shumë vajza e djem sot në vendin tonë më përpara i ëndërrojnë vizat se një vend pune, tregon më së miri për krizën e thellë sociale e cila e ka pllakosur popullin tonë. Por tragjedia e vërtetë politike është kjo: i vetmi plan që ka Qeveria për ta zgjidhur këtë problem është liberalizimi i vizave. Dëshpëruese dhe e pafalshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat